Yuri Bezmenov, një ish-agjent sekret i KGB-së, raporton për metodat ruse për shkatërrimin e shtetit kundërshtar nga brenda; po këto metoda po përdoren në Kosovë.
Ai përmend që ekzistojnë dy metoda për shkatrrimin sistematik te kundërshtarit të shtetit. Njëra është shërbimi sekret- në stilin e James Bond; (1) Shpiunimi, si p.sh. vjedhje të planeve për një armë më të fuqishme, kidnapimi i shkenctarëve etj. Shpiunimi, duke kalkuluar kohën, fuqinë punëtore, dhe paranë e shpenzuar mrrinë vetëm 15% të shpenzimeve të Rusisë.
Tjetra, (2) subversionimi i armikut i kushtohet 85%-shi i shpenzimeve, të cilat përfshijnë: fuqinë punëtore, investimet në media dhe organizatat joqeveritare.
Pra, subversioni është më i rëndësishëm. Por, çfarë është ai? — Pranoni një mbushje mend dhe mësoni këto metoda ruse, e edhe më e rëndësishme, kuptoni si ato ndërlidhen me Klan Kosovën.
Subversioni
Subversioni paraqet aktivitete destruktive dhe agresive për shkatrrimin e shtetit nga brenda. Yuri e paraqet këtë me shembullin e arteve marciale kineze: Imagjino një person me fuqi më të madhe fizike që ua hudhë një boks- Qysh me vepru? Tentim në bllokim të boksit? Jo! Duhet mënjanuar boksin, dhe me e përdorë inercinë e armikut e të amplifikosh lëvizjen e tij në drejtimin e vet. Efektivisht, duke e hudhe ai veten për muri.
E thënë shkurt, është shkatërrimi i një shteti duke amplifiku tendencat vetëshkatërruese që preekzistojnë në një shtet demokratik për shkak të pranisë së mospajtuesve ideologjik, kundërshtarëve politik, personave që janë kundër shoqërisë, psikotikët që janë në mospajtim me gjithçka, dhe së fundmi nga agjentët subversiv.
Subversioni i ka 4 faza:
1.Demoralizimi (kohëzgjatje prej 15-20 vite)
Zgjatë aq sa koha që nevoitet për të edukuar një gjeneratë të tërë. Fushat në të cilat e kryen punën e vetë subversioni për të arritë demoralizimin e një shteti janë:
a) Religjioni - i cili shkatërrohet, zëvendësohet me kulte seksi, dhe nënçmohet. Kështu thot Yuri Bezmenov.
Në Kosovë ky stil subversioni nuk do të kishte mundësi me lulëzu- por tek ne është një stil pak më ndryshe. Sidomos në social media si Twitter në mënyrë rutinore ka Twitter accounts me flamura të shqipërisë e të Kosovës duke mbjellë përçarje fetare. Në rastin më të shpeshtë të stilit që shqiptarët muslimanë nuk janë shqiptarë të vërtetë.
b) Edukimi - të shpërqëndrohet popullata e shtetit armik, e të mësojnë gjësende e fusha që janë larg diçkaje eficiente e pragmatike.
Mund të bëhet një argument që edhe në Kosovë është tu ndodhë e njëjta. Gjithmonë të njëjtët debate, me të njëjt njerz, me të njëjtat britma e eskalime, për të njëjtat çështje. Ushqyerje e qëndrueshme me bullshit për të angazhu popullatën në një argëtim aq sa është e nevojshme për të mos i lanë me mendu vet për çështje ma të meçme.
c) Jeta Sociale - Yuri këtu përmend zëvendësimin e jetës shoqërore të popullatës me punëtorë social apo aktivista të shoqërise, ku rezultati i punës së tyre është i mjegulluar e i paqartë.
d) Strukturat e fuqisë - Hipja në fuqi e personave të dyshimtë që gëzojnë shumë vëmendje. Shumica e popullatës nuk i pëlqejnë hiç- por ata persistojnë në pozitat e tyre.
Shembull i mirë për këtë pikë që reflektohet në Kosovë ështa fakti që studiot e debateve si dhe individë të shumtë politik, që gëzojnë famë e pozitë përkundrazi që nuk janë simpatik për publikun. Në fakt, edhe urrehen. Arritja dhe mbajtja e tyre në ato pozita mbetet mister. Shembull sipërfaqsor është Berati.
e)Ligj dhe rregull - Kur erodohen principet morale deri në pikën kur një akt kriminal nuk është krim, por një viktimë e rastit dhe rrethanave.
Kjo ishte shpërfaqë kohëve të fundit nga rasti i Klan Kosovës. Njëzëri e gjithë opozita dhe apologjetikët e Klan Kosovës me gjimnastika verbale u munduan të ulin një akt kriminal, do e quaja edhe akt tradhtie, thua se qenka veç një ‘‘teknikalitet’’. Në fakt, askush nga opozita apo mediat nuk u shqetësuan nga ‘‘teknikaliteti’’ që kjo kompani e njeh Pejën e Gjakovën si pjesë të Serbisë. Këta që thirren në fjalën e lirë të mediave, po të kishin kritikuar këtë regjistrim të paligjshëm- atëherë do të kishim pas mundësi me i marrë pak më seriozisht e si të paanshëm e objektiv. Me aq sa u pa, janë reprezentativ tipik të erodimit të vlerave morale.
2. Destabilizimi (2-5 vite)
Në destabilizim gjenden 3 fusha të përgjithshme që efektohen:
a) Ekonomi - në përgjithësi në gjendje të dobët.
b) Ligj dhe ushtri - kur rastet në gjykatë nuk mund të mbyllen e zgjidhen dhe kur popullata në shkallë të lartë antagonizon njëri-tjetrin.
Kjo ishte deri në atë nivel, sa që shumica e popullatës kanë humb shpresat në drejtësi. Persona padyshimtë të zhytur në krim janë të lirë; Arë toke të blera me nga 1-2 Euro e të shitura; Punësime pa kunkurime; Tendera të dhënë në çmime më të larta sesa çmimet e tregut; Marrje me qera e objekteve dhe veturave, qeraja kumulativa e të cilave do të mund ti blente ato 3 fish. E tjera raste të tilla.
c) Media - Mediat dalin në opozicion ndaj shoqërise / shumicës së popullatës, duke e alienu atë.
Si ka mundësi që qeveria e zgjedhur nga shumica e popullatës kritikohet nga afërsisht 99% e artikujve dhe mediave të publikuara? Si ka mundësi që çdo antagonizëm ndaj qeverisë në facebook merr me qindra komente negative drejtuar mediave dhe opozitës, dhe prap se prap të ketë ende publikime të tilla? Personat e vetë-proklamuar si mbrojtës të fjalës së lirë bllokojnë komentet në Twitter (çfarë ironie) me arsyetime se reagimet negative ndaj tyre janë nga accounts fake?
Destabilizimi në fushën e mediave është evident, qytetari është i alienuar dhe sentimenti i popullit po shtypet nga mediat. Përputhje perfekte me teorinë e subversionit në media nga fuqitë e huaja.
3.KRIZË
Krizë është kur trupat legjitim të fuqisë, të zgjedhur nga populli kollabohen, dhe trupa jolegjitim injektohen në pozitë.
Një tentativë e tillë dështoi nëse ju kujtohet në vitin 2020. Rrëzimi i qeverisë Kurti 1, dhe instalimi i Avdullah Hotit si kryeministër jolegjitim.
Rikujtojmë edhe lobimi për vota nga LDK-ja e atëhershme në emrin e presidentës Vjosa Osmani, vetëm për të tentuar me e hudhë jashtë loje kur e shërbeu qëllimin e vet.
Në këtë pikë rikujtojmë gjithashtu citimin e famshëm të Isa Mustafës që populli nuk e zgjedhë qeverinë- një tentim i gërditshëm për me justifiku mosrespektimin e dëshirës së popullit.
Kosova në përgjithësi ende gjendet në dy fazat e para- të demoralizimit e destabilizimit, por fakti që krijimi i krizave tentohet nga fuqitë qëllimkeqe është shumë shqetësuese.
Në këtë fazë të krizës popullata kërkon një shpëtimtar, diçka si një profet për të shpëtu popullin.
Kjo deri në një masë ka ndodhë në Kosovë. Pas shpëtimit të Kosovës nga KRIZA, Albin Kurti si figurë ka fituar përkrahje dhe simpati nga populli në përmasa madhështore. Shembuj të kësaj janë individ të shumtë me tatuazhe të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, intervistën në televizion të qytetarit që proklamoi ‘‘La ilahe ilallah Albin Kurti resulullah’’ duke e ngritë Kryeministrin në nivel profeti, njëjtë siç përshkruhet nga Yuri Bezmenov.
4. Rezolucioni
Nëse kriza arrin kupën, mbërrijmë në një situatë që mundet me u zgjidhë vetëm në dy mënyra:
Luftë civile
Pushtim nga një forcë e jashtme.
Preventiva
Yuri thotë fjalë për fjalë se hapi që duhet të mirret është ‘‘hyrja në fuqi e një ligji që ndal firmat private nga përdhunimi i mendjes së opinionit publik në një drejtim që i shërben veç konsumerizmit.
Nëse e ndëgjojmë këshillën e këtij eksperti të subversionit- kjo do të nënkuptonte mbyllje permanente të Klan Kosovës dhe të gjitha mediave që plasuan lajmin se bajraktarët janë ineficient menjëher pas lajmit që Kosova i kishte blerë ato. Është lehtë të bëhet justifikimi se po japin kritikë në shpresë të përmirësimi apo përdorjes më eficiente të parës piblike- Kot! Edhe po të ishin bajraktarët ineficiente, pazari ka përfundu. Çka është qellimi pra për këtë lajm nëse s’ndryshon asgjë për të mirë? E thjeshtë: Demoralizimi i popullatës.
Çka do me thënë kjo e tëra?
Kosova është në rrezik. Ne po jetojmë në një kohë kur destabilizimi është prezent, dhe vazhdimisht flirtohet me krizën. Për fat të mirë edhe pse bëhet dhe investohet shumë për demoralizimin e popullatës- në përgjithësi, që nga ardhjes së qeverisë Kurti 2, popullata ka pasë një rrymë motivimi.
Janë kryesisht dy pika kryesore që lexuesi duhet ti marrë me veti pas leximit të këtij teksti për mënyrën qysh kjo dijeni aplikon rreth Kosovës:
Mediat janë agjentë të qartë të subversionit të dirixhuar nga Serbia. Në një shtet ku mbi 51% të popullatës e mbështesin qeverinë, e ku mbi 90% të raportimeve të mediave janë të natyrës shpifëse dhe urrejtëse ndaj qeverisë- shtrohet pytja, si ka mundësi që të fitojnë kaq shumë pare kur marrin qëndrime kundër shumicës së popullatës?
Vazhdimisht ka tentativa për krizë. Me muaj dëgjojmë reprezentativ të partive politike të opozitës duke bërë krahasime të kryeministrit me Milosheviçin- një person, nën direktivën e kujt është bërë gjenocid. Jo veç kaq, por edhe vazhdimisht thuhen haptazi plane me do e rrëzojmë qeverinë sot, apo nesër… apo masnesër… apo sapo ti gjejmë votat!
Sa për fund po ju lë me një lutje, investigoni nën llupë lajme dhe vepra. Sidomos me dijen e re të fituar mbi subversionin që është armë tipike e KGB-së së Rusisë dhe Serbisë si ekstenzion. Është për të qeshur sa e dallueshme është kjo influencë nga jashtë kur bën një rishikim të ngjarjeve.